Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka njoftuar se mbrëmë ishte në Mitrovicë dhe se për të ishte kënaqësi të merrte pjesë në festivalin “Mitrovica International Jazz Days”.
Hovenier ka thwnw se është i frymëzuar në vazhdimësi nga talenti i jashtëzakonshëm në Kosovë dhe nga mënyra se si muzika mund t’i bashkojë njerëzit.
“Ishte një gëzim për të marrë pjesë në @mijdfestival dje në mbrëmje. I frymëzuar vazhdimisht nga talenti i jashtëzakonshëm dhe mënyra se si muzika mund t’i bashkojë njerëzit. #Diplomaci Kulturore”, ka shkruar Hovenier nw platformën “X”./teve1.info/