Takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, mbetet një nga takimet më të rëndësishme të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Nga takimi i tyre doli edhe një fotografi ku shihet se Kurti ishte ulur në krah të kancelarit gjerman.
Por, vendi se ku ishin ulur të ftuarit tash kishte ndryshuar, Kancelari gjerman Vuçiqin e kishte ulur ballë për ballë.
E këto fotografi dhe mënyra e uljes nxitën shumë reagime në Kosovë dhe Serbi.
Eksperti i protokollit dhe ish- shefi i protokollit shtetëror, Haki Merovci, thotë se bazuar në këto fotografi dëshmohet se Kurti është favorizuar nga kancelari gjerman.
“Nëse shikohet vendosja e zotit Kurtit, ai është në pozicion pak më favorizues, është në pozicion më të lehtë ta shikoj homologun e tij [Scholzin] në anën e djathtë. Atij (Vuçiqit, kancelari gjerman i ka dhënë mesazh për rolin, rëndësinë dhe sfidat që e presin gjatë dialogut”, tha Merovci për RTV Dukagjinin.
Qëndrimin e Kancelarit këmbën mbi këmbë ish-shefi i protokollit shtetëror, Haki Merovci e sheh si pjesë të personalitetit.
Ndërkohë Merovci ka një koment edhe për fotografinë e shpërndarë nga presidenti serb, ku në qëndron mysafiri e jo nikoqiri.
“Mirëpo, nëse është numri tek, është lehtësi për protokoll. Syri i protokollit, vendosja e Vuçiqit është në vendin jo të duhur. Në vend të tij, në qendër është dashur të vendoset nikoqiri, një rang i lartë”, tha ai.