Analisti për çështjet e sigurisë, Burim Ramadani ka bërë thirrje që ura e Ibrit të hapet nëpërmjet dialogut të Kosovës me NATO-n dhe jo me Serbinë.
Ai e ka cilësuar të dëmshëm idenë që diskutimi për urën të bëhet nëpërmjet dialogut me Serbinë në Bruksel.
“Rikthimi i idesë për përfshirjen e hapjes së Urës në dialog me Serbinë në Bruksel është edhe i pavend, edhe i dëmshëm, edhe i papranueshëm. Serbia nuk ka dhe nuk duhet të ketë VETO për hapjen e Urës në Ibër”, theksoi Ramadani.
Sipas tij, dialogu për këtë çështje në Bruksel (BE) ka përfunduar moti.
“Ndërsa, për hapjen e Urës së Ibrit, duhet më shumë punë me NATO-n dhe më pak fjalë në media! Hapja e Urës bëhet bashkë me NATO-n dhe KFOR-in”,shprehet Ramadani ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Ura të hapet në dialog me NATO-n, JO në dialog me Serbinë
Rikthimi i idesë për përfshirjen e hapjes së Urës në dialog me Serbinë në Bruksel është edhe i pavend, edhe i dëmshëm, edhe i papranueshëm.
Serbia nuk ka dhe nuk duhet të ketë VETO për hapjen e Urës në Ibër.
Dialogu për këtë çështje në Bruksel (BE) ka përfunduar moti.
Kosova dhe BE kanë realizuar obligimet e dala nga Marrëveshja.
Rikthimi i Urës në dialog është Veto për Serbinë.
Ndërsa, për hapjen e Urës së Ibrit, duhet më shumë punë me NATO-n dhe më pak fjalë në media!
Hapja e Urës bëhet bashkë me NATO-n dhe KFOR-in.