Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut dhe duke se e ka gjetur atë tek skuadra italiane, shkruan KosovaPost.
Sipas asaj që raporton Defensa Central, ‘Los Blancos’ duan ta transferojnë Denzel Dumfries nga Interi.
Mbrojtësi holandez po tregon formë të lartë te Nerazzurët dhe Real Madridi e dëshiron transferimin e tij.
Aventura e tij te Interi mund të përfundoj shumë shpejt, pasi skuadra spanjolle ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij.
Kalimi i tij në Santiago Bernabeu në këtë afat kalimtar të janarit mund të jetë i vështirë, por jo edhe i pamundur.
Interi nuk do preferonte largimin e tij në afatin e dimrit, po e gjitha varet nga dëshira e holandezit se ku dëshiron të luajë.
Lideri aktual në Serie A mund të kërkoj deri në 40 milionë euro për kartonin e tij edhe pse kanë paguar 16 milionë