Kryetari i Delegacionit për bisedime për çështjen e personave të humbur në dialogun Kosovë-Serbi, Andin Hoti, ka vizituar zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës, pas debatit që u hap dje në vend rreth çështjes së arkivave shtetërore e atyre të UÇK-së.
Hoti tha se UÇK-ja është themeli i palëkundur i Republikës së Kosovës, teksa u ndje i ndëruar nga pritja dhe bashkëbisedimi me përfaqësuesit e kësaj organizate.
“Zemrat tona rrahin vetëm UÇK”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Debati rreth arkivave u hap dje, pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se janë pajtuar me shtetin serb që t’i hapin arkivat shtetërore të Kosovës dhe të Serbisë.