Nënkryearja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se votimi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE është një arritje historike.
Postimi i Xhixhos:
KRENARE PËR RRUGËTIMIN E KOSOVËS DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILLIN E EUROPËS!
Arritje historike, shpërblim për sakrificat dhe gjakun e derdhur të një populli të martirizuar për realizimin e ëndrrës europiane.
Kosova europiane, realiteti më i bukur i rajonit tonë, dëshmi e vetëdijes tonë kombëtare që integrimin në familjen europiane e ka pasur gjithnjë prioritetin kryesor!
Urime Kosovë