Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sonte se ka të ngjarë që negociatat zyrtare për pranimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian të fillojnë këtë vit.
“Për çfarë ramë dakord realisht sot? Ka konsensus për faktin se është e mundur të fillojnë negociatat e anëtarësimit këtë vit. Sonte, mund të themi se Ukraina po bën përparim drejt qëllimit të saj”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm të mbrëmjes, duke iu referuar rezultateve të samitit BE-Ukrainë të mbajtur në Kiev.
“Ne diskutuam dhe tashmë po diskutojmë si anëtarë të komunitetit evropian”, shtoi ai.