Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur rreth seancës së Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Ai ka vlerësuar se po bëjnë përpjekje maksimale për ta zgjedhur presidentin.
Gjatë rrugës për në Kuvend, Kurti u ka dërguar një mesazh deputetëve të opozitës.
“Ne i bëjmë përpjekjet maksimale, tash ta shohim a do të vinë deputetët e opozitës që e kanë obligim kushtetues të përfaqësojnë popullin, të marrin pjesë në votim”, është shprehur shkurt Kurti.


























