Zëdhënësja e Qeverisë së Rusisë, Maria Zakharova e cila në një deklaratë e quajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky nazistë, nxiti reagime nga kryesia e VV-së, raporton KosovaPost.
Sipas anëtarit të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi kjo deklaratë tregon se Kosova është cak i synimeve agresive ruse.
“Që zëdhënësja e qeverisë ruse, Maria Zakharova, publikoi para pak minutash “opinionin” e saj ku përmend si armiq të Rusisë specifikisht Kurtin dhe Zelenskin (fillimisht Kurtin pastaj Zelenskin), tregon vetëm një gjë:
Kosova është cak i synimeve agresive ruse” shkruan Zaimi në llogarinë e tij në facebook.
Postimi i plotë:
Që zëdhënësja e qeverisë ruse, Maria Zakharova, publikoi para pak minutash “opinionin” e saj ku përmend si armiq të Rusisë specifikisht Kurtin dhe Zelenskin (fillimisht Kurtin pastaj Zelenskin), tregon vetëm një gjë:
Kosova është cak i synimeve agresive ruse.
Natyrisht përmes Serbisë të Vuçiqit, por edhe paramilitarëve rusë e pro-rusë, Wagner, Ujqit e Natës, etj.
Në kushte të tilla, jo vetëm asociacioni, por çdo lëshim pe ndaj Serbisë, do të thotë hapje ndaj Moskës dhe rrezik për sigurinë e paqen.