Në një deklaratë të bërë nga Ministria Britanike e Mbrojtjes, u shpreh se pilotët që ishin përplasur me avionin tip Hawk T1 që i përkisnin Forcës Ajrore Mbretërore Britanike, i mbijetuan aksidentit duke u hedhur vetën me parashutë, transmeton Kosova Post.
Në lajmet e para është raportuar se avioni tip Hawk T1 që i përkiste Forcës Ajrore Mbretërore u rrëzua në Cornwall të Anglisë.
Në deklaratë, u shpreh se dy pilotë në aeroplan i mbijetuan aksidentit duke u hedhur me parashutë. Mësohej se pilotët e plagosur lehtë u dërguan në spital me ambulancën që mbërriti në vendngjarje.
Ndërsa u vlerësua se avioni ra për shkak të prishjes së motorit, u deklarua se pilotët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Në deklaratën e bërë nga policia, u tha se tash veqse ka nisur një hetim për incidentin./KosovaPost/.