Anija e katërt e shpimit e shpallur nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan pritet të hyjë në punë në vitin 2022, transmeton KosovaPost.
Anija shpuese e gjeneratës së 7-të Cobalt Explorer (West Cobalt), që do të blihet nga Daewoo e Koresë së Jugut, do të nisë punën në fushën e Detit të Zi me një emër të ri pas mbërritjes së saj në Turqi.
Cobalt Explorer iu porosit Daewoo nga kontraktori i shpimit në det të hapur Vantage Drilling në 2013. Dorëzimi ishte planifikuar për vitin 2015, por porosia u anulua. Në vitin 2019, kontraktori i shpimit në det të hapur Northern Drilling bëri një marrëveshje me Daewoo për të blerë anijen. Në tetor 2019, Northern Drilling anuloi gjithashtu kontratën e rishitjes së Cobalt Explorer.
Turqia do të jetë përdoruesi i parë i Cobalt Explorer, i cili nuk ka qenë kurrë në këtë fushë.
Turqia pritet të bëjë disa përmirësime në anije. Thuhet se emri i ri i anijes do të jetë Alparslan./KosovaPost/