Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Kosova Post.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.
IKSHPK ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19” thuhet në njoftim.