Rezultatet e një studimi shkencor i kryer në Wuhan të Kinës dhe i publikuar në revistën shkencore “Lanset” tregon se rreth 40% e personave të infektuar me virusin Korona në Wuhan deri në 9 muaj kanë imunitet përball infektimit përsëri me virusin Covid-19.
Kanali informativ CGTN ka njoftuar se në bazë të studimet të bërë, niveli i infektimit me virusin Korona në Wuhan në vitin e kaluar ka mbetur rreth 6.9% që kjo tregon se vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve të këtij qytetit janë infektuar me virusin Korona pas përhapjes së pandemisë.
Prandaj, mund të parashikohet se edhe në të ardhmen nuk do të rritet më tepër se kaq niveli i përhapjes së virusit në fjalë. Gjithashtu duke pas parasysh këtë çështjeje, mund të hartohen strategji shëndetësore të reja për ta kontrolluar pandeminë e virusit Korona. Për kryerjen e këtij hulumtimi, antitrupat e virusit Korona të mbi 9500 personave në 13 zona të ndryshme të qytetit Wuhan janë studiuar që nga muaji prill i vitit 2020 dhe pastaj është analizuar gjaku i këtyre personave nga muaji qershor deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar.