Aktualisht Kuvendi i Republikes së Kosovës po mban seancë të jashtëzakonsme, ku po debatohet situata e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, transmeton Kosova Post.
Në këtë kuadër, teksa ka arsyetuar masat kundër pandemisë, kryeministri Albin Kurti, ka thënë që me këto masa po synojnë që së paku të ngadalësohet rritja e virusit, pasi nuk e ndalin dot.
Më tutje, kryeministri ka thënë se masat kufizuese nuk varen vetëm prej qeverisë, por edhe nga numri i qytetarëve të vaksionuar, andaj edhe ka bërë thirrje për vaksinim dhe mos neglizhim të variantit omnicron.