Në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit Columbia në SHBA, disa të diplomuar mbështetës të Palestinës zhvilluan protestë të heshtur kundër administratës së universitetit.
Në ceremoninë e diplomimit që u organizua në një kompleks sportiv larg kampusit të
‘Armëpushim tani’, në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Columbia në SHBA, protestë në mbështetje të Palestinës në New York, disa studentë që diplomuan në Fakultetin Juridik dolën në skenë me “kefije” dhe shall me ngjyrat e flamurit palestinez.
Disa studentë hapën pankartë me mbishkrimin “Armëpushim tani” gjatë ceremonisë së diplomimit në universitetin i cili është qendra e protestave në mbështetje të Palestinës të cilat u përhapën në shumë universitete amerikane.
Gjithashtu edhe disa studentë të juridikut reaguan ndaj përfundimit me forcë policore të protestave paqësore në kampusin qendror të universitetit dhe shprehën protestën e tyre në mënyrë të heshtur dhe demokratike duke refuzuar të takohen me profesorët e tyre teksa merrnin certifikatat e diplomimit.
Studentët e juridikut me këtë qëndrim nuk prishën harmoninë e ceremonisë së diplomimit, por edhe nuk u përmbajtën të shprehnin qëndrimin e tyre ndaj administratës së universitetit e cila nuk i ndërpreu marrëdhëniet e saj me kompanitë që mbështesin Izraelin.
Administrata e Universitetit Columbia, për shkak të protestave në fjalë u detyrua të anulonte ceremoninë kryesore të diplomimit e cila pritej të zhvillohej në kampusin kryesor të universitetit, raporton Anadolu. Ceremonitë e diplomimit të mbajtura në shumë universitete në periudhën e pushimit të verës në institucionet e arsimit të lartë në SHBA, janë bërë skenë e protestave të ngjashme në mbështetje të Palestinës.