Diplomati Agim Nesho komentoi në një intervistë për Euronews Albania mesazhin e ambasadës amerikane për zgjedhjet e parlamentare në Shqipëri.
Sipas tij, ambasada ka lëshuar një mesazh shumë normal dhe pozitiv pa u futur në procesin zgjedhor dhe duke respektuar institucionet.
“Urimin e pashë shumë normal, shumë pozitiv për mendimin tim, një deklarim i thatë, pa u futur në procesin zgjedhor duke respektuar institucionet. Deklarata që zhvesh përfaqësuesit e partive që mund të jenë fituesit apo humbësit, duke falenderuar popullin. Në çdo demokraci perëndimore nëse ndodhte një masakër e tillë zgjedhore populli do ishte ngritur, qeveria është pjesë e një kontrate mes popullit dhe një qeverie të radhës. Në këtë mënyrën si është sjellë opozita është tepër institucionale”, tha Nesho.euronews.al.