35-vjeçari me inicialet P.L. është arrestuar të premten pasi dyshohet për vjedhjen e një veture në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut, më 23 tetor të vitit 2024.
Në njoftimin e policisë thuhet se nga hetimet rezulton se vetura ishte kaluar jashtë kufirit të Kosovës dhe ishte shitur.
“Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”.
“Në lidhje me rastin, në cilësinë e dëshmitarëve, janë intervistuar edhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj”, ka thënë policia.