Dje rreth orës 08:00 të mëngjesit në fshatin Nabërgjan të komunës së Pejës është arrestuar një person, raporton Kosova Post.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari është lajmëruar në Polici nga viktima pasi e ka raportuar se ka vjedhur në shtëpinë e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari si dhe të dërgohet në mbajtje.