Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie pas një përleshjeje, në fshatin Isniq të Deçanit, më 11 qershor, transmeton KosovaPost.
Në raportin e policisë thuhet se njësitet relevante të Stacionit Policor Deçan, menjёherё kanё dalё ne vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se disa persona janё pёrfshirё nё njё pёrleshje në mes veti dhe mё pas ka pasur tё shtёnё me armё zjarri.
“Nga deklarimi i ankuesit ёshtё kuptuar se i dyshuari ka gjuajtur me armё zjarri nё drejtim shtёpisё sё viktimёs dhe vёllait tё tij”.
“Nga veprimet hetimore tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, janё siguruar informacione pёr identitetin e personit tё dyshuar, fillimisht ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё sё tij, dhe nё bashkëpunim me qytetarёt ёshtё arritur tё sekuestrohet: Arma e tipit AK-47, rreth orёs 01:10, ёshtё arritur tё arrestohet personi i dyshuar: F.H. i lindur me 1989”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё.