Shqiptarët e vaksinuar do të udhëtojnë lirshëm në Hungari.
Është arritur marrëveshja e parë mes Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit.
Shqipëria dhe Hungaria pritet të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit. Kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit Rama-Orban në Budapest ditën e sotme.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Hungari ku ka nisur një vizitë zyrtare me ftesë të Kryeministrit Viktor Orban.