Arsenali e merr me seriozitet blerjen e këtij lojtari

Arsenali e merr me seriozitet blerjen e këtij lojtari

Arsenali e ka seriozisht blerjen e Pierre-Emerick Aubameyang të Borussias së Dortmundit.

Pasi shiti Alexis Sanchez te Manchester United, duke afruar nga “Djajtë e Kuq” Mkhitaryan (mbetet thjesht zyrtarizimi), Wenger merr hap konkret për të siguruar shërbimet e sulmuesit nga Gaboni.

Sipas “Kicker”, drejtuesit e Arsenalit kanë ofruar 50 milionë euro për futbollistin, ndërsa verdhezinjtë kërkojnë 60 milionë.

Palët nuk janë shumë larg në qëndrime, ndaj në ditët në vijim pritet të arrihet marrëveshja, që do ta transferojë 28-vjeçarin në “Emirates”. /ss/.

You may also like

Remzie Osmani: Kam agjëruar gjithnjë, por angazhimet në dasma viteve të fundit ma kanë bërë të pamundur

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani,