Disa vite pasi Kalifornia legalizoi kanabisin për përdorim në 2016, Danielle Simone Brand vendosi ta provonte. Brand, një gazetare tani 42 vjeç, zbuloi se kanabisi e bëri të ndihej “më mirë, më e lumtur me trupin dhe mendjen e saj”, shkruan BBC
Asaj i pëlqeu se si përdorimi i vetë substancës përmirësoi aftësinë për të qenë një nënë më e mirë për dy fëmijët e saj, tani 8 dhe 11 vjeç. Brand, autorja e Weed Mom: The Canna-Curious Woman’s Guide to Relaxation Healthier Relaxation, Happier Parenting, and Chilling TF Out, tha se kanabisi e ndihmoi atë të qëndronte zgjuar për fëmijët e saj.
Sipas Brand kjo nuk është diçka e re, pasi ajo njeh shumë nëna që përdorin kanabis. Teksa shkroi librin e saj, veçanërisht “për nënat e zakonshme që nuk dinin shumë për kanabisin”.
Ajo tha se kanabisi i ka bërë prindër më të përgjegjshëm. Legalizimi i kanabisit në SHBA dhe legalizimi mbarëkombëtar në Kanada, ka zgjeruar aksesin për të rriturit. Dhe megjithëse është e vështirë të përcaktohet saktësisht se sa nëna përdorin kanabis, zgjerimi i komuniteteve të kanabisit në internet tregon shumë nëna po përdorin kanabis për t’i ndihmuar ato të menaxhojnë jetën si prindër, raporton abcnews.al
Latrese Thomas, 40 vjeç, e cila jeton në SHBA, tha se ajo përdor kanabisin në të njëjtën mënyrë si persona të tjerë pinë verë. “Pas një dite të gjatë me fëmijët – veçanërisht gjatë pandemisë, kur isha në shtëpi me të tre fëmijët e mi, gjatë gjithë ditës – sapo ata flinin, unë bëja një dush, duke përdorur vaj kanabisi në banjë dhe thithja avullin prej tyre”, tha Thomas, i cili ka dy adoleshentë dhe një vogëlush.
Sidomos si një nënë me ngjyrë, Thomas tha se mes trazirave sociale që prekin komunitetet me ngjyrë, kanabisi e ndihmoi atë “të menaxhonte ankthin si një nënë – jo vetëm si një grua me ngjyrë por si një nënë e fëmijëve me ngjyrë”.
Aktualisht, sipas hulumtimeve, rreziku më i qartë rreth përdorimit të kanabisit janë aksidentet që mund të ndodhin për shkak të njerëzve që përdorin kanabis. Ashtu si çdo substance që deh, kanabisi mund të ndikojë që ju mos të reagoni në kohë dhe gjithashtu rrit rrezikun e aksidenteve.
Megjithëse ne ende nuk i dimë ende efektet afatgjata të kanabisit në shëndetin e grave, McIlvaine-Newsad beson gjithashtu se fokusi i vazhdueshëm në efektet negative të kanabisit është një pengesë politike.
Por, përsëri, ne ende nuk kemi një pasqyrë të plotë të rreziqeve të kanabinoideve dhe përdorimit të kanabisit. Si rezultat, shumë njerëz janë ende kundër përdorimit të kanabisit. Por pavarësisht kësaj prindërit po vazhdojnë të përdorin kanabis.
Ndërsa një numër në rritje i shteteve dhe vendeve të SHBA-së anembanë globit kërkojnë të legalizojnë kanabisin për të rritur, përdorimi i tij te nënat vazhdon të rritet./abcnews.al