Artriti është imflamacion i nyjeve, i cili mund të shfaqet në disa nyje njëkohësisht.
Janë më shumë se 100 lloje por më të zakonshme janë: osteoartriti (OA) dhe artriti rheumatoid (RA).
Paraqitet zakonisht pas moshës 65 vjeçare, por këto kohë po paraqitet shpesh edhe te të rinjtë. Ndërsa më i zakonshëm është te njerëzit mbipeshë.
Kurse osteoartriti përfshi dëmtimin e mbulesës së forte të nyjeve, pra pjesës së lëmuar e cila lejon lëvizjen pa fërkim. Paraqitet gradualisht por mund të ndodh nëse keni dëmtim apo infeksion të nyjeve.
Osteoartriti prek tërë nyjën. Shkakton ndryshime në kocka dhe përkeqësim të indeve lidhëse që bashkojnë muskujt në kockë dhe e mbajnë nyjën stabile. Shkakton gjithashtu inflamacion të nyjeve.
Disa faktorë të rrezikut që mund të çojnë te kjo sëmundje janë:
-Të qenit i mbipeshë
-Mosha
-Lëndimet në nyja
-Nyjat të cilat nuk janë të formuara si duhet
-Defektet gjenetike në kërcin e nyjave
-Tensioni në nyja nga punë të caktuara dhe duke luajtur sport.
-Gjinia (femra)
-Pasiviteti
Simptomat
Shenjat dhe simptomat më të zakonshme të osteoartritit përfshijnë nyjet:
-Dhimbje
-Ngurtësi
-Ënjtje
-Skuqje
-Ulje e lëvizshmërisë
Shenjat paralajmëruese të osteoartritit janë:
-Shtangimi në një nyje pas ngritjes nga krevati ose pas qëndrimit ulur një kohë të gjatë;
-Ënjtja ose ndjeshmëria në një ose më shumë nyja;
Ndjenjë e gërvishtjes ose zë i një ashti që fërkohet mbi një asht tjetër.