Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në organizim të Seksionit të Shkencave Shoqërore, nis konferencën shkencore ndërkombëtare “Përballja me ndryshimet në një botë dinamike”, në të cilën marrin pjesë studiues nga vendet e ndryshme të botës.
Besnik Krasniqi, anëtar me korrespondencë i AHSAK-ut, në fjalët e tij hyrëse tha se në këtë sesion plenar diskutimet në këtë konferencë janë të organizuar në një sesion plenar në disa sesione paralele me tema si: ‘Intelegjenca Artificale’, ‘Ndërmarrësia e Gjelbër’, ‘Qeverisja dhe Shteti’, ‘Kontesti i Ndërmarrësisë’, etj.
Tutje, ai bëri të ditur se në këtë sesion do të prezantohen 34 punime shkencore dhe do të marrin pjesë mbi 100 pjesëmarrës.
“Ndërmarrësit janë ata që sfidojnë status quo-në duke tejkaluar mënyrat konvencionale të të menduarit, duke lansuar produkte, shërbime, organizata dhe duke transformuar mënyrën e jetesës, përmirësojnë efikasitetin dhe krijojnë mundësi të reja pune”, tha Krasniqi.