Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk është gati që procesin e regjistrimit të popullsisë ta nisë më 1 nëntor.
Ilir Berisha, ud. Kryeshef i ASK-së, ka thënë se është angazhuar plotësisht për ta realizuar këtë projekt, por se ka mangësi.
“Sfidat janë mungesa e tabletave, mungesa e mbikëqyrësve të procesit dhe mostrajnimi i mbikëqyrësve”, ka thënë ai në Komisionin për Buxhet ku po raporton para deputetëve.


























