Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i kërkoi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, shpjegime mbi reformën kontroverse që dobëson agjencitë antikorrupsion të vendit, tha zëdhënësja e saj.
Von der Leyen shprehu shqetësimet në lidhje me pasojat e ndryshimeve saj, duke shtuar se ajo kërkoi “shpjegime” në lidhje me ndryshimin.
BE -ja është “shumë e shqetësuar” për miratimin e ligjit të ri, i cili tha se “rrezikon të dobësojë fuqishëm kompetencat dhe fuqitë e institucioneve antikorrupsion të Ukrainës”.
“Respekti për sundimin e ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë elementë thelbësorë të Bashkimit Evropian. Si vend kandidat, Ukraina pritet t’i përmbahet plotësisht këtyre standardeve. Nuk mund të ketë kompromis”, tha von Der Leyen.


























