Shprehja epike e Silvia Federici-t: “Ata e quajnë dashuri, ne e quajmë punë të papaguar”, është keqkuptuar ndjeshëm nga individë të ndryshëm, shkruan KosovaPost.
Kjo shprehje rrjedh nga feminizmi i majtë dhe teoria e riprodhimit shoqëror, që Federici e solli në vëmendje veçanërisht më 1974. Në esenë “Pagë kundër punëve të shtëpisë”, ajo thekson se punët e shtëpisë duhet të ndahen në mënyrë proporcionale midis grave dhe burrave, për një funksionim më të shëndetshëm të shoqërisë dhe vetë marrëdhënies mes gjinive. Në kohën kur kjo ese është shkruar e deri më sot, gratë mbajnë mbi supe të gjitha përgjegjësitë që konsiderohen “femërore” apo “të natyrshme” për to, teksa njëkohësisht, jashtë dyerve të shtëpisë, punojnë për paga të pamjaftueshme.
Sot gratë pastrojnë, lajnë, rrisin fëmijët, kujdesen për të moshuarit etj dhe kjo punë konkrete nuk u njihet si e tillë. Ato s’marrin asgjë në këmbim, pagë jo e jo, por as falenderime. Gruaja trajtohet si ‘shërbëtore par excellence dhe burri si pasha i lindur’.
Një shekull më pas, kërkesa radikale për pagë për punë të shtëpisë kërkon të përshfaqë nevojën shoqërore dhe të drejtën për njohje dhe ndarje të barabartë të punëve në sferën private.
Vlen të theksohet se puna e papaguar nuk njiihet as edhe në Kushtetutë të Kosovës