Kryeministri australian Scott Morrison ka pranuar se homologu i tij Emmanuel Macron po e shmangte atë pasi Canberra anuloi një marrëveshje për të blerë nëndetëset franceze.
Kreu i shtetit Australian është shprehur se do të bëjë durim dhe do të rivendosë sërish marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Duke folur nga Uashingtoni, Morrison shpjegoi se ai u përpoq të fliste me Macron, por “ende” nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre.
“Por ne do të jemi të durueshëm. Ne e kuptojmë zhgënjimin e tyre,” tha kryeministri australian një javë pasi vendi i tij anuloi një marrëveshje 55 miliardë euro për të blerë 12 nëndetëse konvencionale franceze.
Australia ka thënë se do të blejë të paktën tetë nëndetëse britanike ose amerikane me energji bërthamore pas muajsh negociatash sekrete, gjë që ka zemëruar Parisin.
Franca reagoi duke tërhequr ambasadorët e saj nga Uashingtoni dhe Canberra.
Megjithëse Presidenti amerikan Joe Biden u përpoq të zbusë tensionet duke folur për 30 minuta me homologun e tij francez, ndërsa Morrison nuk ka bërë ndonjë veprim të tillë.
Ndërkohë pritet që ambasadori francez të kthehet në Uashington javën e ardhshme, por ende nuk është e qartë se kur do të kthehet ambasadori francez në Australi.abc