Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, ka thënë se në tri vitet e fundit janë shënuar 130 raste të parandalimit të kontrabandës në burgjet e Kosovës.
Në konferencën me donatorët, Dibrani ka theksuar se këtë vit është shumëfishuar buxheti për investime kapitale, teksa shtoi se rrugët më të shpeshta të kontrabandës në institucionet korrektuese janë përmes familjarëve apo kompanive të tjera të cilat furnizojnë institucionet me artikuj të ndryshëm.
Tutje, ai tha se ShKK-ja ka filluar projektimin dhe ndërtimin e institucioneve të reja, ku sipas tij, procesi i ndërtimit të burgjeve po bëhet në bashkëpunim me partnerë strategjikë dhe shoqërinë civile.