Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur më 09.02.2024 në Gjermani, ndërsa arrestimi është bërë të enjten në Gjilan.
Sipas policisë arrestimi i të dyshuarit është bërë pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare.
“Gjermani 09.03.2024-NN. Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.