Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha se tajfuni “Mirinae”, i cili po lëviz me një shpejtësi prej 108 kilometrash në Oqeanin Paqësor, do të prekë kryeqytetin Tokio, transmeton Kosova Post.
Autoritetet në Japoni kanë lëshuar paralajmërime në lidhje me tajfunet “Mirinae” dhe “Lupit” që janë shfaqur në rajon, shkruan AA.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha se tajfuni “Mirinae”, i cili po lëviz me një shpejtësi prej 108 kilometrash në Oqeanin Paqësor, do të prekë kryeqytetin Tokio.
JMA po ashtu deklaroi se tajfuni “Lupit”, i cili pritet të hyjë nga jugperëndimi i vendit, do të prekë gjithashtu provincat e rajonit Kyushu.
JMA i bëri thirrje publikut të jetë vigjilent kundër tajfuneve që do të prekin gjithë rajonin Kanto-Koshin dhe provincat në Kyushu, përfshirë Tokion, raportoi transmetuesi publik NHK.
Sipas agjencisë Kyodo, autoritetet lokale kanë marrë masat paraprake të nevojshme kundër reshjeve të tepërta, vërshimeve të lumenjve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga tajfunet.