Pak minuta përpara fillimit të seancës, deputeti nga lista “Guxo”, Haxhi Avdyli, është shprehur optimist se, do t’ia dalin ta zgjedhin presidentin, shkruan Kosova Post.
Sipas tij, ata i kanë siguruar votat dhe seanca nuk do të zvarritet për ditët e tjera.
Mbrëmë, seanca u ndërpre për mungesë kuorumi, duke qenë se në kutinë e votimit nuk u grumbulluan më shumë se 79 vota.
Në fund, ai ua ka uruar pashkët besimtarëve katolikë, duke thënë: “Urime Pashkët! Urime edhe zgjedhja e presidentes!”/KosovaPost/