Tërheqja e ushtrisë amerikane nga Afganistani, ka përfunduar me një skenar që pakkush e ka menduar, shkruan Kosova Post.
Në duart e atyre që refuzuan t’u nënshtroheshin amerikanëve, kanë rënë një sërë pajisjesh e armësh të sofistikuara luftarake.
Dhe jo vetëm armë e municione, por edhe avionë, helikopterë e pajisje të tjera me një vlerë prej miliarda dollarësh.
Me një fjalë, i tërë arsenali i armëve me të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA-të), furnizonin ushtrinë afgane, është sot në duart e talebanëve.
Sipas mediave ndërkombëtare, talebanët sekuestruan edhe helikopterë Black Hawk e avionë luftarakë A-29 Super Tucano.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes konfirmoi se pajisja e papritur e talibanëve me mjete luftarake të furnizuara nga ShBA-të, është me përmasa të mëdha.
Për këtë është vënë në presion edhe administrata Biden, e cila po akuzohet si fajtore, në keq-menaxhimin e situatës. Në Uashington qarkullojnë thirrje që kërkojnë dorëheqjen e tij, shkruan Kosova Post.
Për më shumë, shiheni këtë video të shkurtër, që tregon më shumë rreth asaj se ç’pajisje kanë në duar sot talebanët: