Forcat ajrore të Japonisë, pozicionojnë avionët luftarak në gjendje gatishmërie, pasi që helikopterët rusë dhe kinezë u ngritën në ajër nga anijet ushtarake, tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i qeverisë Yoshihiko Ishizaki, transmeton Kosova Post.
Aeroplanët, sipasautoriteteve të Tokios, po fluturonin rreth 50-100 kilometra nga ishulli japonez Sumisu (ishulli i arkipelagut Smith) pasi një anije e marinës ruse dhe një e marinës kineze kaluan nëpër detin Sangar, ndërsa pesë anije tjera ruse dhe një kineze iu afruan anës lindore të ishullit Honshu, raportoi RIA Novosti.
Kujtojmë se stërvitjet e përbashkëta ushtarake ruso-kineze “Bashkëpunimi Detar 2021” u mbajtën nga 14 deri në 18 tetor në Detin e Japonisë./sh.o/Kosova Post/