Avokati serb Cedomir Stokoviç është shprehur se Serbia duhet të njohë të drejtat e çdo personi dhe mendimet e tyre ndryshe, transmeton Kosova Post.
Ai tha se është e drejta e çdokujt është të nderoi të vdekurit dhe shtoi se atij nuk i interesonte nëse të tjerët e konsideronin familjen e Adem Jasharit terroriste.
“Pyetja është mëse e qartë. Ju mbani mend se unë ju thashë në fillim që duhet ta mbajmë këtë çështje të thjeshtë. Unë kam të drejtë të vendos lule mbi varrin e Adem Jasharit dhe mbi varrin e një fëmije 7 vjeçar shqiptar. Kjo është e drejta ime, dhe obligim moral i popullit serb. Mua nuk më intereson nëse ju e konsideroni familjen Jashari si një grup terrorist apo jo, nuk më intereson fare”, tha Stoikoviç.


























