Avokati Kujtim Këveshi thotë se “nuk është etnike” plagosja e dy të rinjve serbë në Shtërpcë të premtën.
Kërveshi tha në Frontal të T7 se pjesëtari i FSK-së, klienti i tij Azem Kurtaj kishte shtënë “në vetëmbrojtje.
“Nuk është shti në drejtim të fëmijëve”, tha ai.
“Është qitë një herë në ajër, herën e dytë në drejtim të tokës”, tha avokati.
Sipas Kërveshit, pjesëtari i FSK-së shtiu “për ta shpërndarë turmën” që tha se ia kishte zënë rrugën.
“Është shfaqë një rrezik real”, thotë ai.
“Nuk arrij me e kuptu se si institucionet e Kosovës i japin gol vetes”, tha Kërveshi, i cili nuk pajtohet me reagimin e krerëve të institucioneve pas rastit.