Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në Sarajevë, ka deklaruar se përfshirja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është domosdoshmëri gjeopolitike.
Baerbock është shprehur e bindur se Evropa do të dalë më e fuqishme po qe se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Ministrja e jashtëm gjermane Baerbock, gjatë vizitës në Sarajevë, ka theksuar se Rusia, përveç sulmeve me bomba, dronë e forma të tjera mbi popullatën civile të Ukrainës, është përfshirë në luftë hibride edhe në Ballkanin Perëndimor.