Lidhja Demokratike e Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, kujton të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë, ndërsa kërkon zbardhjen e fatit të tyre, përcjell Kosova Post.
Nga kjo parti theksojnë se se ditët si kjo janë mision për të mësuar për fatin e tyre, por dhe që të vihet në vend drejtësia në këtë çështje.
“27 prilli shënon Ditën e Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Janë bërë 25 vjet nga përfundimi i luftës së fundit, por që ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur nga regjimi i Serbisë; të cilët u vranë dhe masakruan të pafajshëm, nga makineria kriminale e ushtrisë dhe policisë serbe”.
Ndër të tjera kjo parti shprehet se Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur fatin e të zhdukurve të luftës.
Postimi i plotë i LDK-së në Facebook:
27 prilli shënon Ditën e Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Janë bërë 25 vjet nga përfundimi i luftës së fundit, por që ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur nga regjimi i Serbisë; të cilët u vranë dhe masakruan të pafajshëm, nga makineria kriminale e ushtrisë dhe policisë serbe.
Sot e asaj dite, çdo familjar i të zhdukurve jeton me ankth, pasi që nuk dinë gjë për fatin e më të dashurve të tyre.
Ditët si kjo e sotmja përveç që janë ditë përkujtimi; ato janë dhe mision në përpjekjet tona të përditshme për të mësuar për fatin e tyre, por dhe që ta vëmë në vend drejtësinë në këtë çështje.
Vendi ynë për të cilin dhanë jetë burra, gra, pleq e fëmijë nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre!