Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me krizën energjetike që po kalon Kosova. Ai ka kërkuar nga ministria e Energjisë që shqyrtoj mundësinë për ta ndihmuar Kosovën që të ketë energji elektrike për netët e vitit të ri, një gjë e tillë është mirëpritur nga ministrja e Energjisë përcjell KosovaPost.
“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësoj çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungoj energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama.
Ministrja e Energjisë, Belina Ballaku ka mirëpritur vendimin e kryeministrit shqiptar që të furnizoj Kosovën me energji elektrike në dy ditët e fundit të vitit, ku ajo ka thënë se është detyrë që t’i ndihmojnë vëllezërit nga Kosova.
“E kemi detyrë t’i ndihmojmë vëllezërit nga Kosova”, ka thënë Ballaku.
Vlen të përmendet se një vendim i tillë në Shqipëri është parë i pavend.