Mësimi i lëndëve me aktivitete, përgatit fëmijët për jetë të përditshme

Mbajtja e procesit mësimor në shumë lëndë me aktivitete jashtë kurrikulare te nxënësit zhvillon aspektin kritik, logjik e vlerësues të secilës situatë jetësore. Këtë e praktikojnë shumë mësimdhënës, ndërsa nga mësimet që marrin në shkollë fëmijët bëhen përgjegjës për veprimet në jetën e përditshme.

Matematika nga të gjitha shkencat e tjera dallohet pasi ka një lidhje të veçantë me realitetin.

Për të kuptuar më mirë njësitë e shumta dhe të ndryshme nga lënda e matematikës , arsimtarja Xhevahire Krasniqi me nxënësit e klasave të gjashta nëpërmjet aktiviteteve në formën praktike u shpjegojë njësit matëse: lëngjet; sipërfaqen; peshën dhe monedhën.

Nxënësit e përfshirë në zgjidhjen e detyrave në formë të aktiviteteve vënë në dukje se tani njësit mësimore janë shumë më të qarta.

Arsimtarja e matematikës aktivitetet e tilla tregon se i realizon me secilën gjeneratë që nxënësit e saj të jenë të përgatitur për përditshmërinë jetësore.

Matematika është një mjet esencial në shumë fusha si shkencat natyrore, inxhinieria, mjekësia, financa dhe shkencat sociale, të cilat lidhen me veprimet njerëzore të përditshme.

 

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika