Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, e ka pasuruar fondin e trofeve.
Suharekasit sot në Gjermani e ‘rrëmbyen’ Superkupën “Kosovë-Mërgatë”, që u zhvillua në Dyselldorf të Gjermanisë.
Skuadra e drejtuar nga Artim Pollozhani, fitoi minimalisht ndaj ekipit të Kosova Dyselldorfit.
Golin e fitorës për kampionin e Kosovës e realizoi Engjëll Ajazaj, në minutin e 90-të.
Pas përfundimit të ndeshjes, Ballkani ka falënderuar bashkëatdhetarët që ishin të pranishëm në stadium.
“Faleminderit të gjithë bashkatdhetarëve që në numër të madh ishin në stadium, për t’i dhënë hijeshi kësaj feste futbollistike, e cila përtej rezultatit, ishte një simbolikë shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, duke përçuar mesazh unifikues, ku të gjithë bashkë qëndrojmë në mbështetje të njëri-tjetrit”, shkruan Ballkani./kk