Banorët e lagjes “Kolovicë e Re” po ndihen të rrezikuar nga qentë endacakë.
Një lexuese është ankuar në redaksinë e Klankosova.tv duke thënë se askush nuk po merr masa për largimin e qenve në këtë lagje të Prishtinës.
Ajo ka dërguar një video ku shihet një numër i madh i qenve endacakë para derës së shtëpisë, duke shtuar se përkundër faktit që ndihen të rrezikuar, kjo dukuri po ndikon që fëmijët të nisen me frikë për në shkolla.