Bashkatdhetarja nga Zvicra, donacion për fëmijët me aftësi të kufizuara (Foto)

Bashkatdhetarja nga Zvicra, Jetmira Avdili, i ka dorëzuar sot Komunës së Gjilanit, përkatësisht qendrës së kujdesit ditor “Pema”, donacionin prej 2 mijë franga zvicerane për fëmijët me aftësi të kufizuara, në kuadër të iniciativës “Vetëm 10 franga për një botë më të mirë”.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Nexhat Hajrullahu ka falenderuar bashkatdhetaren nga Zvicra për këtë donacion.

Ndërsa, Jetmira Avdili është shprehur e lumtur që sado pak me këto të holla do t’ua bëjë më të lehtë jetën këtyre fëmijëve, njofton Klan Kosova.

“Këtë aksion e kam filluar në vitin e kaluar dhe jam shumë e kënaqur që shqiptarët në Zvicër i janë bashkangjitur dhe i falënderoj të gjithë që më kanë besuar. Aksionin do ta vazhdoj edhe në të ardhmen dhe i ftoj të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë fëmijët me aftësi të kufizuara në Gjilan dhe qendren “Pema”, tha  Avdili.

Mirënjohje dhe falënderime për këtë doancion ka shprehur edhe drejtoresha e qendres “Pema” në Gjilan, Festa Demiri, e cila tha se Jetmira ka mbajtur premtimin që ua ka dhënë muaj më parë, duke i dalë në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përkrahur këtë aksion, përderisa ka paralajmëruar se gjatë maujve në vijim do ta organizoj mbrëmjen e dytë humanitare për mbështetetje fëmijëve të Gjilanit.​

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

LDK mbanë konferencë në mëngjes, Isa Mustafa do të votoj në këtë qendër votimi

Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave