Policia e Kosovës gjatë të mërkurës ka realizua një operacion policor në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit.
Ky operacion është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës.
“Lidhur me rastin, më 13.03.2024 Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatës kanë bërë kontrollimin e shtëpive me objektet përcjellëse, në katër (4) lokacione, në tri rajone, Prishtinë, Pejë, Prizren”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar armë dhe fishekë dhe janë intervistuar katër persona.
“Gjatë kontrollit të shtëpive dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: tri revole dhe 51 fishekë. Me urdhër të prokurorit katër të dyshuar meshkuj/k, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.tg.