BE dhe SHBA i vendosin kusht Kosovës: Taksën 100% ose Ushtrinë

BE dhe SHBA i vendosin kusht Kosovës: Taksën 100% ose Ushtrinë

Bashkimi Evropian është duke e menduar një zgjidhje rreth bllokadave të krijuara nga Kosova për taksën në njërën anë, dhe Serbia për ushtrinë në anën tjetër.

Metro ka mësuar nga burime diplomatike se Bashkimi Evropian ua ka ofruar këtë kusht të dyfishtë për Kosovën dhe Serbinë.

Kosova, sipas burimeve në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, duhet të zgjedh që ta krijojë ushtrinë ose ta mbajë taksën doganore ndaj Serbisë.

Edhe Serbia e ka kushtin e njëjtë, mirëpo atyre u kërkohet që ta pranojnë ushtrinë ose, në të kundërtën, do të qëndronte taksa ndaj Serbisë.

“Taksa duhet të largohet së paku 3 muaj, nëse Kosova do që ta krijojë ushtrinë”, thotë burimi i Gazeta Metro, në Bruksel.

Ndër të tjera, mësohet se ky kusht u propozua nga sekretari amerikan, Mike Pompeo, të cilën gjë e ka pranuar BE’ja, ani pse Amerika ishte sponsoruese e krijimit të ushtrisë.

Ndryshe, kreu i Kuvendit Kadri Veseli si dhe kryeministri Haradinaj thanë se ushtria do të votohet në lexim të dytë më 14 dhjetor, mirëpo sot Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, tha se ushtria po bëhet në kohë të papërshtatshme dhe theksoi se do të ketë pasoja.