Nën mekanizmin e reagimit të fatkeqësive të Bashkimit Evropian (BE), 28 ekipe shpëtimi me mbi 1.185 personel si dhe 79 qen shpëtimi janë dërguar në Turqi pas tërmeteve të fuqishme të së hënës, bëri të ditur komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave.
“Deri më tani, kemi mobilizuar 28 ekipe kërkim-shpëtimi dhe mjekësore nga 19 vende evropiane nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit”, shkroi Janez Lenarçiç në Twitter të martën. Turqia është gjithashtu anëtare e mekanizmit.
Shtetet anëtare të BE-së Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Malta, Holanda, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja dërguan ekipet e tyre, së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Në total, u dërguan 1.185 personel dhe 79 qen shpëtimi të trajnuar, shtoi Lenarçiç.