Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur i kënaqur që e ka vizituar sot Poloninë me ftesë të presidentin polak, Andrzej Duda, transmeton KosovaPost.
Begaj, në një postim në Facebook, ka thënë se me presidentin polak diskutuan edhe forcimin e lidhjeve dypalëshe, integrimin e Shqipërisë në BE dhe rolin strategjik të Kosovës.
“Si kombe që ndajnë historinë dhe vlerat e forta evropiane, ne festuam etapa të rëndësishme dhe diskutuam forcimin e lidhjeve tona dypalëshe, integrimin e Shqipërisë në BE dhe rolin strategjik të Kosovës. Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Polonisë dhe mezi presim të thellojmë marrëdhëniet tona ekonomike dhe diplomatike”, ka shkruar Begaj në Facebook..