Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot për vizitë ishte edhe në Junik, pos Gllogjanit dhe Deçanit, transmeton KosovaPost.
Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se aty bisedoi për sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së.
“Në Junikun e kullave të lashta, fortesa të mbrojtjes, metoda burrash të mençur që qeverisën mbi vlera morale e kombëtare”.
“Kuvenduam e nderuam sot sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së, betejat e lavdishme të rinisë së Kosovës dhe familjeve të tyre, luftëtarë për liri e paqe dhe për të ardhmen e begatë dhe demokratike që duhet t’ua lëmë trashëgim brezave që vijnë”, ka shkruar Begaj.