Ndonëse agjenda e bisedimeve ende nuk është përcaktuar, datat për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi, tashmë dihen, shkruan Kosova Post.
Delegacionet nga Kosova dhe Serbia pritet të takohen në Bruksel më 7 dhe 8 shtator. Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin dhe monitorimin e Bashkimit Evropian, nuk pritet të ketë ndonjë rezultat konkret.
Birime nga Brukseli thonë se takimi pritet të jetë në nivel të shefave të ekipeve negociuese.
Delegacionin e Kosovës do ta kryesojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Miroslav Lajçak, i Dërguari i Posaçëm për Dialogun, njoftoi se veç i ka kontaktuar palët nëpërmjet telefonit:
“Pata diskutime përmbajtjesore, të ndara, me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me drejtorin e Zyrës së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, rreth përgatitjeve për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.”
Today, I had substantive separate discussions with First Deputy Prime Minister of Kosovo, Besnik Bislimi, and with the Director of the Serbian office for Kosovo, Petar Petkovic, about the preparations for the next Dialogue meeting on Chief negotiators-level in early September.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 26, 2021