Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova e video mbrojtëse

    Bajrami:Lista Serbe përdor vazhdimisht terminologji e simbole jokushtetuese

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    UP-ja shpall afatin plotësues për regjistrimin e studentëve

    Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    OKB paralajmëron se zgjidhja me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët po “zbehet”

    OKB-ja: Kolonët e paligjshëm izr@elitë kanë kryer 5 su*lme në ditë në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë vit

    LVV nesër mban konferencë para Prokurorisë Speciale

    Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

    Publikohet lista për ndeshjet me Islandën, ftohet 16 vjeçari Abdullahu

    Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

    Haradinaj nominohet nga AAK për kryeministër

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Bëhet gjithnjë e më e fshehtë vizita në rajon e shefit të CIA, pas Sarajevës s’u pa më, s’dihet nëse ishte apo do të vijë në Kosovë

22 Gusht 2024, 12:49
në Kryesore, Lajme
Drejtori i CIA-s: Ukraina mund ta humbë luftën deri në fund të vitit
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i CIA, William Burns po qëndron në rajon në një vizitë që po zhvillohet në fshehtësi. Pasi u shfaq në Bosnjë të martën, nuk u pa më. Por shkoi edhe në Serbi, nga ku nuk doli as edhe një fotografi, asgjë.

Presidenca e Kosovës nuk iu përgjigj interesimit të Gazetës Express nëse ai ishte apo do të vijë edhe në Prishtinë. Efektet e para të kësaj vizite i tregoi një reagim i presidentit të Republika Srpskas, Millorad Dodik. Njeriu që para pak kohësh propozoi ndarjen e Bosnjës, doli duke thënë se e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij shteti.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) William Burns u shfaq të martën në Sarajevë dhe megjithëse besohet se po qëndron ende në rajon, ai nuk u pa më që prej asaj dite.

Atje ai u takua me drejtorin e Agjencisë boshnjake të Inteligjencës dhe Sigurisë, Almir Xhuvo, anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe me ministrin e Jashtëm boshnjak, Elmedin Konakoviq.

Njeriu që drejton shërbimin inteligjent amerikan qëndroi në kryeqytetin boshnjak vetëm për disa orë, por ardhja e tij u konsiderua shumë domethënëse dhe shumë e rëndësishme, para se gjithash nga aspekti i sigurisë.

Pas Sarajevës, Burns të mërkurën shkoi në Beograd, nga ku nuk doli asnjë fotografi e tij, asnjë deklaratë, asgjë.

Vizita e shefit të CIA në Beograd nuk u konfirmua e as nuk u mohua nga zyrtarët në Serbi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Radio Evropa e Lirë raportoi se ai kishte mbërritur të mërkurën në kryeqytetin serb.

CIA tha se “nuk komentojmë orarin e udhëtimit të drejtorit”, ndërsa Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) nuk iu përgjigj pyetjeve pyetjeve për këtë vizitë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd tha se të gjitha pyetjet në lidhje me këtë çështjet duhet t’i shtrohen zyrës për shtyp të CIA.

Presidenca dhe Qeveria e Serbisë thanë se nuk kanë informacion zyrtar për këtë vizitë, ndërsa gazeta Danas raportoi se vizita e William Burns në Beograd u organizua nga Agjencia serbe e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) me në krye Vladimir Orliqin.

Nuk dihet nëse ishte apo do të vijë në Kosovë

Presidenca e Kosovës nuk iu përgjigj interesimit të Gazetës Express nëse shefi i CIA, William Burns ishte apo do të vijë edhe në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Çikago të SHBA-së, ku ka shkuar me ftesë të NDI për Konventën Kombëtare Demokratike.

Në Kosovë, ndërkombëtarët ka disa muaj po përpiqen t’ia mbushin mendjen Kurtit që ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mos hapet në këtë kohë. Qeveria e Kosovës po përsërit vazhdimisht se ajo do të ndodhë, ndërsa diplomatët perëndimorë paralajmërojnë “rrezik të njëmendtë” për “dhunë dhe probleme tjera”.

Çfarë diskutoi shefi i CIA me zyrtarët boshnjakë në Sarajevë?

Një zyrtar i qeverisë amerikane iu tha mediave në kushte anonimiteti se shefi i CIA, William Burns diskutoi tema me interes të përbashkët me zyrtarët që i takoi në Sarajevë.

“Kjo përfshin integritetin territorial dhe sovranitetin e BeH. Ata diskutuan gjithashtu retorikën shqetësuese shkëputëse të presidentit të njësisë së Republika Srpska, Milorad Dodik dhe qeverisë së RS”, citohet të ketë thënë zyrtari amerikan.

Të rëndësishëm, thelbësor dhe inkurajues e quajti kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Denis Beqiroviq takimin me drejtorin e CIA, William Burns.

“Shpreha mirënjohjen time për William Burns, njeriun e parë të shërbimit inteligjent amerikan, për të gjithë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e një Bosnjë-Hercegovine demokratike dhe multietnike. Me argumente theksova rrezikun anti-Dejton të udhëheqjes së entitetit të BeH, Republika Srpskas, e cila kërcënon paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon”, tha Beqiroviq.

Vizitën e Burns, ai e përshkroi si konfirmim se administrata amerikane po i monitoron intensivisht ngjarjet politike në Bosnjë e Hercegovinë dhe në rajon.

Ministri i Jashtëm boshnjak Elmedin Konakoviq përmendi edhe dialogun Kosovë – Serbi, pasi u pyet nëse kjo vizitë është një mesazh për fokus e shtuar të SHBA-së në rajon.

“Sigurisht që është. Ata do të shkojnë në disa destinacione të tjera në rajon dhe kjo tregon se ata po e shikojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi, i cili është shumë i rëndësishëm për ne. Është gjithashtu e rëndësishme për ne që të qetësohet dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të qetësohen disa pika të nxehta, t’i drejtohemi ekonomisë dhe ardhmërisë së këtij rajoni, e jo konkurrencës dhe bërtitjes së vazhdueshme mbi faktet historike. Është e sigurt se edhe prania amerikane shkon në atë drejtim – në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve në rajon dhe kthimit në atë që është më e rëndësishme për qytetarët”, tha Konakoviq për gazetën Avaz.

Në media rrodhën shumë pak informacione se çfarë u diskutuar në takime. Pas takimit të William Burns me drejtorin e Agjencisë boshnjake të Inteligjencës dhe Sigurisë Almir Xhuvo nuk doli asgjë më shumë sesa një fotografi duke i shtrënguar duart.

Vizita e Burns në rajon vjen mes shqetësimeve në rritje mbi deklaratat e presidentit pro-rus të Republika Srpska-s, Milorad Dodik, i cili prej kohësh kërkon shkëputjen e këtij entiteti nga Bosnja. Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë sanksionuar atë për dëmtim të Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 e cila i dha fund luftës në Bosnjë. Perëndimi shqetësohet se Rusia po përpiqet ta destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të rajonit me synimin e krijimit të një vatre të re lufte.

Efekti

Se vizita pati ndikim mjaft të fortë te Millorad Dodik, e tregon reagimi i tij i parë dhe heshtja e politikanëve të mbledhur rreth tij.

Befasisht, Dodik, njeriu i cili në qershor kishte paraqitur një propozim mbi “shpërbërjen paqësore të BeH”, të mërkurën u shfaq duke thënë se Republika Srpska e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit. Veçanërisht e rëndësishme ishte që ai nënvizoi se pavarësia e entitetit serb nuk ishte kurrë politikë e RS.

Republika Srpska (RS) “nuk e ka kundërshtuar kurrë” sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa shkëputja “nuk ka qenë kurrë politikë e jona”, tha Millorad Dodik.

Një ditë pas vizitës së Burns, Dodik shkroi në X se “lufta kundër terrorizmit është detyrim i gjithë botës së lirë dhe në këtë kuadër vizita e drejtorit të CIA-s, zotit William Burns, në Bosnje e Hercegovinë, është domethënëse”.

Komuniteti i inteligjencës në SHBA në mars të këtij viti e kishte përmendur Millorad Dodikun në një raport vjetor për kërcënimet në mbarë botën.

“Po ndërmerr hapa provokues për të neutralizuar monitorimin ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë dhe për ta siguruar shkëputjen de facto për Republika Srpskan”, thuhej në dokument.

William Burns kishte qenë në Kosovë në vitin 2012 si Zëvendës Sekretar i Shtetit. Kishte pasur një takim me kryeministrin e atëhershëm të vendit, Hashim Thaçi. Shefi i CIA, atëherë kishte theksuar mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së për shtetndërtimin e Kosovës e për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

“Ne ndajmë të njëjtin vizion për vendin tuaj – ta shohim Kosovën që ta marrë vendin e saj të duhur në institucionet Euro-Atlantike, duke përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Europian. Ne do të vazhdojmë të punojmë me udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës në përmbushjen e detyrimeve të tyre në mënyrë që t’i japim fund pavarësisë së mbikëqyrur”, deklaronte atëherë Burns.

Diplomati veteran kishte folur edhe “përfitimet e përparimit” përmes dialogut me Serbinë.

“Siç kanë theksuar shumë herë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë europianë, ne po kërkojmë nga të dy palët të jenë fleksibile dhe krijuese për të siguruar që edhe Serbia edhe Kosova janë në gjendje të marrin pjesë në forume rajonale. Të dy palët duhet të gjejnë një formulë me të cilën do të jenë të qetë”, shprehej ai.

Burns ishte takuar edhe me presidenten Atifete Jahjaga dhe me përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Atë kohë, ai e kishte vizituar edhe Bosnjën.

William Burns u emërua në pozicionin e drejtorit të CIA në vitin 2021.

Etiketat: BeHShefi i CIAWilliam Burns
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Petritsch: Dodik sundon vend pa njerëz, Çoviq ëndërron ndarje

Petritsch: Dodik sundon vend pa njerëz, Çoviq ëndërron ndarje

7 muaj më parë
Dodiku vazhdon ta mohojë publikisht gj*nocidin edhe pranë Vuçiqit

Presidenca e BeH-së i kërkoi EUFOR-it të ndihmojë në arrestimin e Dodik

8 muaj më parë
Deputeti britanik: Serbia duhet ta pranojë atë çfarë ndodhi në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë

Deputeti britanik: Serbia duhet ta pranojë atë çfarë ndodhi në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë

8 muaj më parë
Kreu i Bashkësisë Islame i Bosnjë dhe Hercegovinës, Husein efendi Kavazovi vizitoi Prekazin

Kreu i Bashkësisë Islame i Bosnjë dhe Hercegovinës, Husein efendi Kavazovi vizitoi Prekazin

8 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH